Tahiri kundër Kokëdhimës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që deputeti socialist Koço Kokëdhima lobon për legalizimin e kanabisit një tjetër përfaqësues i mazhorances Ministri i Brendshëm apeloi që, askush të mos shkelë ligjin pasi mund të ketë marrë kurajo nga ky debat. Deklarata e Ministrit Sajmir Tahiri u bë gjatë ceremonisë së diplomimit të 500 studentëve të parë të akademisë së sigurisë ku u paralajmërua dhe nisja e një tjetër operacioni antikanabis. ?Shfrytëzoj këtë rasat për t?i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë menduar se ai i vjetshmi ishte veç një aksion apo që kanë marrë kurajo për të mbjellë kanabis të nxitur edhe nga debatet për legalizimin e hashashit, të mos i hyj njeri rrugës së krimit duke mbjellë kanabis sepse asnjë rrënjë në tokë e nëntokë, nuk do lejohet të furnizojë tregun kriminal të drogës në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Mbledhja e informacionit në të gjithë Shqipërinë ka filluar e një operacion i gjerë do fillojë shumë shpejt, njëlloj si vjet, sepse ne nuk kemi aspak ndërmend të kthehemi mbrapsht në rrugën tonë?.Sipas Tahirit viti 2015 do të jetë viti i dytë që Shqipëria nuk do të klasifikohet ne vendet e origjinës për trafikimin e lëndëve narkotike. Ministri i Brendshëm inkurajoi të gjithë oficerët e rinj që të zbatojnë ligjin njëlloj për të gjithë qytetarët.