Pasojat nga bora e ngrica - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e fundit të dëborës dhe ulja e menjëhershme e temperaturave këtë fillim prilli janë shoqëruar me dëme të mëdha në bujqësi. Një pjesë e madhe e pemë frutore si dhe të mbjellat me grurë janë shkatërruar. E gjithë kjo situatë ka shqetësuar nga banorët në komunën Gjoricë në Bulqizë. Një pjesë e mirë e tyre ankohen se prodhimet bujqësore, si pjeshka dhe molla janë dëmtuar. Shumë fermer tregojnë se kjo dëborë i ka gjetur në befasi pasi rezervat ushqimore për bagëtinë kanë qenë mbaruar. Banorët shprehen se në kushte të tilla janë të detyruar t?i drejtohen zonave fushore për të kërkuar ushqim për bagëtinë, pasi të gjitha rezervat e tyre janë boshatisur.

Free Traffic Exchange