Negociatat për zgjedhjet në kampin e djathtë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arben Tafaj, një prej figurave me te njohura te se djathtës, i cili qe prej vitit 2003 drejton bastionin e PD ne Tirane, njësinë 8, do te kandidoje per bashkinë e kryeqytetit. Mësohet se Tafaj po mbledh firmat per t?u paraqitur si kandidat ne zgjedhjet e 21 qershorit; duke shënuar kështu rastin e dyte pas Gjergj Bojaxhiut qe nje politikan i PD del me vete ne garën per Tiranën. Por sikur te mos mjaftonte kjo situate e pafavorshme per Partine Demokratike, negociatat me aleatet i kane prodhuar jo pak kokëçarje partisë me te madhe te opozitës. 6 prilli, i cili ishte lajmëruar si dita kur do zyrtarizoheshin marrëveshjet me partitë e koalicionit opozitar ka qene një dite pushimi per negociatoret dhe asnje kompromis nuk eshte arritur me partitë kryesore. Marrëveshjen me republikanet e pengon kandidimi i Agron Dukes ne Durrës; ndërkohë qe demokristianeve nuk u ehste dhënë asnje prej 7 bashkive qe ata kane kërkuar, duke rritur dozat e pakenaqesise ndaj liderit te opozitës Basha.Nard Ndoka: Si duket Partia Demokratike nuk i ka marre seriozisht zgjedhjet lokale per ta zgjeruar akoma me shume bazën opozitare me me shume parti te tjera. Por ndersa negociatat vazhdojne me aleatet; vete Partia Demokratike ka qartësuar disa kandidate për 61 bashkite. Ne garën per kryeqytetin me te favorizuarit nga lista e kandidateve qe kane propozuar degët e partisë janë Jorida Tabaku, Grida Duma, Gert Bogdani e Halim Kosova, por edhe Besnik Aliaj i cili është emri me i fundit qe qarkullon ne PD. Ne Durrës duket se Ardian Muka është kandidati kryesor per te kërkuar fitoren e se djathtës ne qytetin bregdetar, ne Elbasan do te jete deputeti Ardian Turku, i cili ka drejtuar kete bashki ne vitet 2003-2007. Ne Kamze nje bastion i PD duket se do te kemi rikandidimin e Xhelal Mziut e po keshtu ne Vore do te kemi serish rikandidim te kreut aktual te bashkisë Fiqiri Ismaili. Ne Kukës pritet qe per PD te garoje Bashkim Shehu, i cili drejton departamentin e sigurisë në PD. Vendimi final i PD per 61 kandidatet pritet te merret ne mesin e ketij muaji; e deri atehere nuk përjashtohen surprizat per emrat me te cilët e djathta do te kërkoje fitoren e zgjedhjeve lokale