“Bankers Petrolium” shmang taksat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe për vitin 2014-të ?Bankers Petrolium? nuk ka derdhur asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Në këtë raport, i cili tregon të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar, pranohet se janë fituar 216 milion dollarë, por këto para deklarohen si të mbuluara me shpenzime. Sipas kontratës që ka me qeverinë shqiptare, firma e cila ka të drejta ekskluzive në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës në Shqipëri nuk mund ta paguajë këtë tatim, nëse shpenzimet tejkalojnë të ardhurat që ajo nxjerr si pasojë e shitjes së naftës jashtë. Por cilat janë shpenzimet e kësaj kompanie? 60 milion dollarë janë shpenzime transporti, 22 milion dollarë shkojnë për paga dhe 95 milion shkojnë për operacionet e kërkimeve. Në total, nëse këto shpenzime mblidhen ato kalojnë edhe zërin që gjithë qeveria shqiptare ndan për administratën. Eksperti Oltion Rrumbullaku thotë se qeveria duhet të përmirësojë ligjin dhe të forcojë kontrollin për këto kompani, të cilat shkaktojnë dëme, shfrytëzojnë burime natyrore dhe i shmangen detyrimeve tatimore. Në fillim të vitit 2014-të qeveria shqiptare në vend që të shtrëngonte kushtet për vjeljen e taksave ndaj këtyre firmave, miratoi së bashku me paketën fiskale një ligj, i cili favorizonte ?Bankres? që të mos paguante TVSH-në për naftën që importon për të kryer operacionet e kërkimit dhe zhvillimit, nismë e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 200 milion lekë të rinj. Nga ana tjetër burime zyrtare nga Ministria e Energjisë thonë se të martën do të dalë raporti teknik se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë kohës së shpërthimit të pusit, dhe më pas grupi i punës do të vendosë për masat dhe përgjegjësitë që do të mbajë kompania Bankres.