Kandidatët e PS për Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ethet e orëve të fundit kanë mbërthyer socialistët dhe jo vetëm, për të mësuar se cili do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 21 qershorit, për Bashkinë Tiranë. Vendimi është në dorë të kryeministrit, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama. Në mbledhjen 19 marsit të Asamblesë së degës së PS-së për Tiranën, u propozuan 4 emra, ish-kryeministri Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Sekretari Organizativ Blendi Klosi dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Albana Dhimitri. Nëse me kalimin e ditëve emrin i Majkos i shua si kandidat potencial, më pas, pak nga pak edhe emri ministres Nikolla dhe ish-numrit të dy të Bashkisë së kryeqytetit, pësuan të njëjtin fat, në garë u fut emri i Erjon Veliajt. Në këto kushte, më të përfolurit për të marrë bekimin e kryeministrit Edi Rama, kanë mbetur Blendi Klosi dhe Erion Veliaj. Këta të fundit, të shoqëruar nga ministrja e Arsimit, dolën publikisht së bashku ditën e Pashkëve, si për të forcuar atë çka artikulohet gjithnjë e më shumë, si rivalë brenda partisë për të qenë kandidatë për kreun e Bashkisë. Sa i takon ndarjes së tortës me aleatët, nëse me LSI-në gjithçka është e qartë, mbetet për tu deklaruar publikisht marrëveshja me PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe me FRD-në e Bamir Topit. Partisë së komunitetit çam, edhe pse jo zyrtararisht, thuhet se do ti jepen 3 Bashki, Peqini, Rrogozhina dhe Konispoli. Ndërsa mbetet për tu konfirmuar nëse PS do i lë FRD-së Bashkinë Kamëz. Negociata kryeministri Edi Rama, ende nuk ka kryer me aleatin tjetër në koalicionin qeverisës, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, por edhe me Paskal Milon e Demokracisë Sociale apo socialdemokratin Skendër Gjinushi. Këto ditë priten të jenë vendimtare për përcaktimin e emrave të aleancës së majtë. Të cilët më pas, do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati përfundimtar është fillimi i muajit maj.