Rikthehen reshjet e dëborës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pranvera duket se ka filluar duke kthyer ditët e dimrit ne këtë fillim prilli. Pas një jave kohe me diell, mëngjesi i së dielës ka ardhur me reshje shiu e dëbore qe kane mbuluar gjithë vendin. Edhe temperaturat kanë shënuar ulje. Në zonat malore dhe veçanërisht në qarkun e Kukësit janë rikthyer reshjet e dendura dëborës. Me intensitet më të lartë bora ka qenë në zonat e thella, ku trashësia e saj arriti në 10 centimetra. Problemet e para janë shfaqur në rrugët e komunave si Kalis, Grykë Cajë, Zapod e Shishtavec ku është e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve për makinat. Ndërkohë që në Rrugën e Kombit është punuar për largimin e borës nga mjetet borëpastruese. Aktualisht, nuk raportohet për zona të izoluara, megjithatë nëse reshjet vijojnë të bien me këtë intensitet, problemet mund të shtohen.

Free Traffic Exchange