Politikanët urojnë Pashkët Katolike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtarët katolikë kanë marrë këtë diele edhe urimin e krerëve të shtetit, të cilët kanë zgjedhur ta japin mesazhin e tyre përmes rrjeteve sociale, ose duke shkuar në kishë për të dhënë nga afër urimet për paqe dhe begati. Kreu i shtetit Bujar Nishani, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e presidencës ka shprehur urimet më të përzemërta dhe ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që të ringjallin shpresën dhe besimin. Presidenti shkruan se ka bindjen që zbatimi i vlerave të pastra njerëzore dhe parimeve morale të shoqërisë, do të mund të kapërcejnë çdo sfidë në mënyrë që të kemi paqe dhe begati mes nesh. Ndërsa kreu i kuvendit Ilir Meta e ka konsideruar këtë kremtim pashkësh si një moment reflektimi për të gjithë. Vizitat në katedralen e Shën Palit këtë ditë shiu janë kufizuar me urimet e ministrave të kabinetit Rama, dhe përfaqësuesve të lartë të PD-së qe kanw takuar krerët ë kishës katolike në Shqipëri. Ndërsa vetë, të dy liderët e partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur urimin e tyre. Kryeministri ka postuar këtë foto në facebook dhe përmes një fjalie të thjeshtë ?Gëzuar Pashkët? ka zgjedhur të ndajë urimin me besimtarët shqiptarë. Por edhe Basha, po në facebook, ka postuar një foto të ngjashme me atë të kryeministrit për të dhënë mesazhin e urimit për katolikët. Basha i uron të gjithë besimtarëve pashkë sa më të gëzuara!