http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër ditë pas shpërthimit të puseve në Marinzë të Fierit, veç dëmeve materiale, nafta e gazi kane sjellë edhe probleme të shumta shëndetësore për banorët e kësaj zone. Mëngjesin e të dielës janë shënuar rastet e para: dy gra janë paraqitur në spitalin e Fierit, me simptoma të helmimit për shkak të shpërthimit të gazit dhe përzierjes së tij me ujin e pijshëm. Entela Nushi 39 vjeçe dhe Eglantina Nushi 38 vjeçe, banorë të Marinzës kanë mare menjëherë ndihmën mjekësore dhe ndodhen ende nen kujdesin e doktorëve. Në momentin kur janë paraqitur në dyert e spitalit dy gratë ankoheshin për tharje fyti, marrje mendsh dhe të vjella. Mjekët kanë pohuar se po mbajnë nën kontroll gjendjen shëndetësore të pacienteve. Ndërkohë në fshatin Marimez, situata vijon të jetë e rënduar. Sipas banorëve ajri është shumë i rëndë dhe mbytës, uji i çezmave dhe i puseve nuk mund te konsumohet, tokat janë të ndotura dhe shtëpitë të dëmtuara.