Festa e pashkëve në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesnata e së shtunës duke u gdhirë e diela ka mbledhur ne kishat katolike ne gjithë vendin mijëra besimtarë. Ne Lezhe, mesha e madhe e drejtuar nga Ipeshkvi Otavio Vitale është mbajtur në Katedralen e Shën Nikollës në qendër të qytetit. E njëjta atmosferë festive ka mbizotëruar edhe në qytetin e Shkodrës, ku besimtarët katolikë i janë bashkuar meshës. Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, në mesazhin drejtuar besimtarëve e vuri theksin te reflektimi, që çdo person duhet të bëjë në shërbim të paqes dhe dashurisë. Edhe në Korçë Sheshi para katedrales ringjallja e Krishtit është mbipopulluar si gjithmonë mbrëmjen e pashkëve. Mijëra besimtarë nga rajoni juglindor por edhe më gjerë kanë ndjekur ceremoninë deri pas mesnate. Me të njëjtin entuziazëm festa e pashkëve është pritur edhe në qytetin e fierit, dhe Gjirokastrës. Për besimtarët katolikë pashkët simbolizojnë nje nder festat më të mëdha të krishterimit, ringjalljen e Krishtit.

Free Traffic Exchange