http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te shkosh sot ne drejtim te liqenit artificial te duhet te përballosh nje trafik shumë të rënduar ne rast se udhëton makine. Por nese je kembesor do te duhet te thithesh tymin e automjeteve dhe pluhurin qe mbulon gjithë rrugen....Kjo eshte pamja e rruges nen digen liqenit e cila te con ne drejtim te farkes, ne nje dite pushimi. Situata eshte e ngjashme edhe gjate oreve te mbrëmjes. E gjithe kjo situate eshte kthyer ne shqetësim per banoret, shoferet por edhe ata qe duan te relaksohen ne parkun e vetem te liqenit artificial. Ministria e Transporteve prej mëse dy javësh per efekte sigurie ka bllokuar pjesen e segmetit te unazes se madhe te Tiranes, qe te con ne drejtim te rruges Komuna e Parisit. Ne kete zone ndodhi nje aksidet tragjik çka detyroi Ministrine te ndermare kete mase. Punimet ne unazen e madhe jane nderprejre per mungese fondesh. Por deri kur do te zgjase kjo situate?