http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo shtepi e kthyer në muze që në vitin 1983, është ndërtuar ne fund te shekullit 18 dhe cilësohet si monument kulture i kategorisë se pare. Por ndonëse me vlera të rralla, prej me shume se 30 vjetësh mbi të nuk është kryer asnjë rikonstruktim. Për pasojë, sot gjendja është e rënduar dhe shtëpia etnografike po shkon drejt shembjes. Përveç gjendjes se amortizuar te godinës, një tjetër problem është edhe pasurimi i muzeut me objekte pasi ligji i Ministrisë se Kulturës nuk e lejon blerjen e objekteve direkt, pa u zhvilluar tender.