Kokëdhima, lobim në SHBA për hashashin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti socialist Koço Kokedhima nuk heq dore nga ideja per legalizimin e kanabisit. Pasi loboi ne Shqipëri per këtë çështje ai po ben te njëjtën gje ne Shtetet e Bashkuara. Faqja e internetit Market Wired raporton se një partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë per kanabisin qe mund te revolucionarizoje industrinë e marihuanes, mund te vije ne kohen e duhur per Kupën e Kanabisit 2015 qe mbahet këtë muaj ne Denver te Kolorados. Kokedhima është i pari deputet qe kërkoi legalizimin e kanabisit, nisur nga efektet kuruese te tij, duke theksuar se Shqipëria prodhon kanabis te cilësisë se larte, shume te njohur ne Europe. Sipas Market Wired, lobimi ka nisur ne Kongresin Amerikan ku ai eshte takuar me anëtaret e komisionit per çështjet Eurio-Aziatike me te cilët ka diskutuar per eksportin e bimes nga Shqipëria ne Amerike. Kështu ajo do te binte ne mënyre te legalizuar ne duart e amerikaneve dhe jo tek trafikantet. Ne SHBA rregullat ndryshojnë nga njeri shtet tek tjetri, ku ne disa prej tyre shitja dhe përdorimi është i ndaluar. Faqja e internetit shkruan se iniciativat e nisura mes komisionit dhe qeverise shqiptare qe prej vitit 2013 mund te çojnë ne çrrënjosjen e trafikimit te paligjshëm te drogës ne Shqipëri dhe te krijojnë mundësi per vende pune. Pavarësisht se legjislacioni shqiptar e ndalon përdorimin e marihuanes, kanabisi ballkanik është i njohur per cilësinë e larte dhe koston e ulet, thuhet ne artikullin e Market Wired.