Tren i ri për Durrës - Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar rinovimin e vagonëve për trenin e ri që do të operojë në linjën Durrës - Tiranë. Haxhinasto ka ndaluar në bazën e riparimit të vagonëve dhe lokomotivave në zonën e Plazhit, aty ku me fonde të hekurudhës shqiptare po kryhet rinovimi total i 12 vagonëve dhe i një lokomotive. Ministria e Transporteve ka zhvilluar bisedime me operatorë vendas dhe të huaj për dhënien me koncesion të linjave të ndryshme hekurudhore, me qëllim që të mirëmbahen dhe të jenë në funksion të plotë të gjithë akset hekurudhore. Fondi për rinovimin e një vagoni është 25 milion lekë dhe është siguruar nga të ardhurat e hekurudhës shqiptare.

Free Traffic Exchange