http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndaj kompanisë ?Banker Petrolium? nuk do te ketë asnjë penalitet, edhe ne rast se ajo shpallet fajtore per te situatën e krijuar ne Marinez. Marrëveshjet koncesionare te shume kontestuara ne sektorin e hidrokarbureve nuk parashikojnë penalitete. Sipas Drejtorit te Agjencisë se Burimeve Natyrore Dael Dervishi, i vetmi detyrim qe kompania ka, është te kryeje investimet nevojshme për dëmshpërblim jo vetëm te banoreve, por edhe ndaj mjedisit. Marrëveshjet koncensionare ne ketë sektor janë kundërshtuar nga shume eksperte te fushës, pasi ato favorizojnë kompanitë private dhe jo shtetin. Ndaj rishikimi i tyre është sa i nevojshme por aq edhe i pamundur. Nje dite me pare, kompania Bankers Petrolium ne nje njoftim te saj zyrtar deklaronte se do te kompensoje çdo dem ndaj banore, nje qëndrim ky, i cili tregon se ajo mbetet shkaktarja e vetme e situatës ne Marinez.