Provat e Palokës në gjyqin kundër Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, paraqiti në gjykatën e lartë ato që ai i konsideron si prova për lidhjet e Edi Ramës me krimin. Nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor nënkryetari i partisë demokratike solli kryesisht artikuj gazetash e deklarata mediatike të bëra nga mazhoranca por edhe opozita.Mësohet se Paloka ka paraqitur një CD me thëniet e Ramës në kohën që ishte lider i opozitës, kur pretendonte persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Policisë të lidhur me kupolën e krimit. Mes provave Paloka ka risjellë foton e Pajtim Serianit një prej personave të plagosur në përplasjen me armë në rrugën e Kavajës më 5 janar i cili është fotografuar përballë selisë rozë. Sipas avokatëve të Palokës, si provë duhet të përfshihen dhe thëniet e Erzen Breçanit ish-shefit të komisariatit nr 2 në lidhje me arrestimin disa herë të Shullazit dhe një nga rastet, në vitin 2011, ku pretendohet se ka shkaktuar një incident gjatë një aktiviteti të PS. Mes provave të tjera janë dhe deklarata e Ambasadës Amerikane ku përshëndetet përjashtimi i Tom Doshit nga grupi i PS një botim i gazetës 55 i vitit 2012 në lidhje me disa përgjime nga drejtësia Italiane ku përmendet emri i Ramës si i lidhur me krimin. Por nuk mungojnë dhe deklaratat mediatike. Të tilla renditen deklarata e ish deputetit Prifti që etiketon Ramën si person që konsumon lëndë narkotike. Deklaratat e PD për denoncimin e dënimeve të dhëna në Itali ndaj deputetit Arben Ndoka. Deklarata e ministrit të brendshëm për hetimin, sipas tij, të farsës, ku pranon të jetë takuar me persona të inkriminuar, të cilët nuk i ka kallëzuar, apo referuar. Sipas avokatëve të nënkryetarit të partisë demokratike si prova duhen të administrohen dhe Vendimi i Gjykatës Administrative të Shullazit kundër Ministrisë së Financave për shpërblim burgimit të padrejtë, i cili nuk është ankimuar nga Ministria. Denoncimi i Tom Doshit për një tentativë vrasjeje ndaj tij. Edhe pse ka qenë në dijeni, Rama nuk e ka kallëzuar. Dokumenti policor sekret i publikuar në media, që një deputet i rëndësishëm i maxhorancës ka fshehur në automjetin e tij nga kontrolli policor një person të dyshuar si trafikant të lëndëve narkotike si dhe Rezoluta e nënshkruar në dhjetor 2014 në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit.