Nishani - Ivanov: Të rrisim bashkëpunimin dypalësh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pritje presidenciale i është rezervuar kreut te shtetit maqedonas ne Tirane. Pas takimit kokë më kokë, delegacionet e kryesuara nga dy presidentët Bujar Nishani dhe George Ivanov zhvilluan bisedimet, duke u përqendruar në marrëdhëniet dypalëshe. Në konferencën për shtyp, interesi i mediave shqiptare shkonte tek qëndrimi i Presidentit Nishani mbi arrestimet e dy deputetëve dhe dekriminalizimin. Edhe Maqedonia është përfshirë nga një valë debati të ashpër, që lidhet me përgjimet e politikanëve atje. Por Ivanov nuk pranoi të komentojë. ?Kjo është një çështje e karakterit të brendshëm dhe jashtë Maqedonisë nuk i trajtoj këto çështje. Siç e thashë, mbetet një çështje e brendshme?. Ivanov dhe Nishani, theksuan të dy rëndësinë e respektimit të shqiptarëve në Maqedoni dhe pakicës maqedonase në Shqipëri. ?Ne kemi bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha minoriteteve në Maqedoni. presim që edhe Shqipëria të mundësojë të drejtat e pakicave maqedonase. Ne nuk duhet t?i shohim pakicat si të ndryshëm, por si të njëjtë?. Marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve janë vlerësuar shumë pozitive. Por Presidenti Ivanov u tregua i pakënaqur mbi shkëmbimet tregtare mes vendeve. ?Ka një gjë që nuk jemi të kënaqur. Nga takimi im nga 2011 dhe deri sot shkëmbimet ekonomike mes dy shtete nuk është në nivel të mirë. Kemi një shkëmbim tregtar prej vetëm 120 milionë dollarë duke pasur një suficit nga ana maqedonase. Madje Shqipëria nuk i takon as grupit të 20 shteteve të para me të cilat kemi një shkëmbim ekonomik?. Pas takimit me kreun e shtetit, Presidenti maqedonas George Ivanov është pritur ne nje takim të veçantë edhe nga kryeministri Edi Rama. gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, por theksi u vu në rritjet e bashkëpunimit ekonomik.

Free Traffic Exchange