http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakra e 2 prillit te vitit 1991 i ka shërbyer Lulzim Bashes si bosht per protestën e opozitës ne Shkodër.Lulzim Basha:Protesta e rinisë shkodrane vjen e përbashkuar në këtë përvjetor të dhimbshëm por legjendar, me një homazh fisnik për katër djem të Shkodrës, për katër njëzet vjeçarë, për Arben Brocin, Bujar Beshanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, 4 heronjtë e Shkodrës dhe demokracisë të cilët u vranë pabesisht me armë zjarri në 2 prill të vitit 1991 nga ndërtesa e komitetit të Partisë së Punës së Shqipërisë, kryesia e regjimit barbar dhe gjakpirës së Shkodrës dhe gjithë shqiptarëveNje proteste qe tashme 2 muaj para zgjedhjeve ka te gjitha tiparet e nje mitingu elektoralLulzim Basha:Sot jemi të gjithë shkodranë, jemi të gjithë rreth Shkodrës së përbashkuar për të krijuar që këtej pranverën e shpresës, pranverën e lirisë, pranverën e rikthimit të demokracisë në themel të jetës tone, dhe të shporrjes të Ilir Metës dhe Edi Ramës.Lulzim Basha nuk e ka lene mënjane faktin se 2 vite me pare Shkodra u zgjodh nga Edi Rama e Ilir Meta për te firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit, dhe pikërisht nga ky qytet i ka akuzuar per mosmbajtje te premtimeve elektorale dhe lidhje me kriminLulzim Basha:Me të njëjtën pabesi që regjimi komunist vrau 4 bijtë tuaj në 2 Prill, u sollën Rama dhe Meta me Shkodrën dhe me qytetarët shqiptarë. Firmosën paktin e krimit më 1 Prill, marrëveshjen e zezë të rrenave dhe mashtrimeve, morën votën dhe i prenë në besë shkodranët, prenë në besë gjithë Shqipërinë. Kam hidhërim të madh ta them, por e ndaj sot me ju, me gjithë Shkodrën, me gjithë Shqipërinë bindjen time se me këta të dy më keq do bëhet. Ata janë drama e Shqipërisë deri ditën kur ti largojmë nga pushteti.Ka hënën e vet të mbarë Shkodra dhe shkodranët, por ditë të këqia erdhën pas 23 qershorit. Nuk ishte zgjedhja juaj që banditët të merrnin në dorë qytetin, ishte paja e Edi Ramës dhe Ilir Metës.Për liderin e opozitës 21 qershori është dita kur shkodranet dhe te gjithë shqiptaret do ti japin kësaj maxhorance përgjigje për te gjitha veprimet e saj ne 2 vitet e fundit