http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mark Frroku është shoqëruar serish nga policia për t?u bere pjese e seancës plenare ku per here te dyte çështja e pare ne rendin e ditës është arrestimi i tij. Para deputeteve frrOku ka sqaruar se nuk ka vrare asnjë person dhe ne Belgjike nuk ka asnjë vendim te formës se prere qe e dënon ate duke treguar edhe pozicionin e tij ne raport me vrasjen e ndodhur ne vitin 99. Duke i?u referuar kërkesës se Prokurorisë , deputeti i qarkut te Shkodrës ka theksuar se familja e tij nuk ka kërkuar falje gjaku. Ne mars 2013 familja ime ne prani te 24 burrave i kemi bere be familjes Kurti nuk ka qene falje gjaku por be, se ka ndryshim te madh. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, ne këtë seance munguan debatet maxhorance opozite dhe rregullorja u respektua; pavarësisht se tensioni mes dy kampeve politike u be i qarte kur kryeministri Edi Rama u largua për pak minuta nga seanca ne prag te votimit. Rikthimi i kryeministri ne seance qetësoi opozitën dhe kërkesa e Prokurorisë per autorizim per arrestimin e deputetit Frroku mori 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.