http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për t?u shpëtuar tmerreve te luftës ne Siri, me ëndrrën per te prekur perëndimin, zgjodhën te ndërmarrin nje udhëtim ekstrem. Tre refugjate siriane, qëndruan te fshehur per 24 ore ne rezervuarin e karburantit te nje kamioni, qe i transportoi nga Greqia drejt Italisë. Udhëtimin e mundimshëm per jete a vdekje e rrëfeu per BBC-ne njeri prej tre shokëve. Ai tregoi se ne pamundësi per te gjetur pune ne Greqi, i paguan 5.500 eurove nje shoferi egjiptian kamioni, qe u premtoi se gjithçka do te shkonte mire. Hyri brenda depozitës mes zhurmës se motorit, nxehtësisë dhe tymit te karburantit, duke menduar se nuk do te mbijetonte. Foli per momente agonie, vështirësi ne frymëmarrje dhe per dhimbje te padurueshme trupore, te cilave u rezistuan deri ne mbërritjen ne nje tunel ne Itali. Prej andej rrugët e tyre u ndanë drejt Austrisë, Suedisë dhe Britanisë, ku fituan azil dhe jetojnë se bashku me familjet.