http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa beri bilancin e 100 ditëve te qeverise se tij, Isa Mustafa renditi si dy sfida kryesore te se ardhmes nisjen nga puna te Gjykatës Speciale dhe shndërrimin e FSK-se ne Forcat e Armatosura te vendit, nisma qe kërkojnë ndryshime kushtetuese. Realizimi i tyre nuk do te jete i lehte.?Nuk është një proces që është i lehtë, sepse për ndryshimin e Kushtetutës kemi nevojë të kemi shumicën e dyfishtë, edhe të gjithë deputetëve, edhe të deputetëve nga radhët e minoriteteve. Është e saktë se është një pajtueshmëri me Aleancën Veriatlantike, që në veri të vendit mos të shkohet pa marrëveshje me ta?. Përpara komunikimit me median qe pasoi mbledhjen e qeverise, Mustafa vlerësoi arritjet e ekzekutivit ne këto muaj te pare te qeverisjes, pavarësisht perballjes me protesta e greva dhe fluksin e largimeve te qytetareve drejt vendeve europiane.