Mediat, debat për Gentian Salen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emri i Gentian Salës, kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, ishte shkaku i debatit të radhës mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Mediave. Për demokratët, drejtuesi i ri i AMA-s, gjatë seancave dëgjimore para zgjedhjes, nuk ka treguar se ka qenë i punësuar në një platforme dixhitale, që operon në Shqipëri. Për të forcuar argumentin, demokratët paraqitën dokumente që sipas tyre vërtetojnë se Sala ka qenë i siguruar pranë kësaj kompanie. Çështja është në gjykim në Gjykatën e Tiranës. Për këtë arsye, mazhoranca kërkoi që drejtësia të japë vendimin e saj. Debati, u zhvillua gjatë mbledhjes, ku në rend të ditës ishte diskutimi i projektrezolutës mbi aktivitetin e AMA-s për vitin 2014. Palët nuk gjetën dakordësi për një draft të përbashkët dhe për këtë arsye do të hidhen në votim në seancë plenare.