http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse shpresa e qeverisë ishte që të fuste më tepër para në buxhet duke rritur tatimin mbi dividendin nga 10 në 15% , kjo ka rezultuar jo vetëm e padobishme, por me efekt negativ. Investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, të cilët zotërojnë banka, kompani celulare dhe biznese të tjera të mëdha janë treguar të shpejtë, duke transferuar të ardhurat e devidentit jashtë. Lajmi konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, e cila në bilancin e pagesave sqaron se të ardhurat nga ?investime debi? që është zëri i transferimit të fitimit të firmave është trefishuar në vitin 2014-të. Nga 82 milion euro që ishte transferimi i fitimit një vit më parë, në fund të 2014-ës paratë që dolën jashtë kapën vlerën e 242 milion eurove. Rritja ka qenë e madhe veçanërisht në 2 tremujorët e fundit, kohë kur qeveria kishte vendosur përfundimisht që do të bënte këtë ndryshim në taksa. Të ardhurat nga tatimi i të ardhurave personale konfirmon këtë fakt, pasi jo vetëm që nuk është realizuar por është në rënie me 40 milion dollarë krahasuar me një vit më parë. Në rënie është edhe tatimi i fitimit si për muajin janar ashtu edhe për shkurtin.