Ligjet “rrëzojnë” dekretet e Nishanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me votat e mazhorancës Komisioni i Ligjeve rrëzoi emrat Fuat Vjerdhës dhe Markelian Koçës, të propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Vota kundër e shumicës, u argumentua me faktin se nuk kundërshtohen emrat e përveçëm të përzgjedhur nga kreu i shtetit, por me procedurën e ndjekur nga Presidenti dhe me mungesën e konsultimeve me grupet parlamentare.Por, qëndrimi i socialistëve, për opozitën është tregues për kapjen e drejtësisë. Si kundërpërgjigje, kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, tha se opozita po tregohet me dy standarde. Vendimi përfundimtar për dekretet e Presidentit të Republikës për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, do t?i takojë seancës plenare.

Free Traffic Exchange