Arben Frroku: Dua drejtësi e pafajësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është zhvilluar me momente tensioni seanca e parafundit e procesit ndaj Arben Frrokut i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. I pandehuri Arben Frroku, ka debatuar me nje nga prokuroret e çështjes Anton Martini, te cilin e ka akuzuar se e kishte kthyer procesin ne nje perballje personale me te.Por Martini i ka kujtuar Frrokut se është Prokuroria ajo qe e akuzon.Ne fakt këtë të mërkurë gjykata ka dëgjuar konkluzionet e mbrojtjes, e cila kërkoi pafajësinë e te pandehurit. Për rreth dy ore avokatet Genc Gjokutaj dhe Anton Prendi kane argumentuar se e gjithë akuza e ngritur ndaj Frrokut është e bazuar ne deklarimet e dëshmitarit te mbrojtur, e cila sipas tyre është e pabesueshme. Sipas mbrojtjes prokuroria nuk arriti te provoje asnjë episod ose te dhënë qe te vërtetonte që Frroku është autor i vrasjes se kryekomisarit. ?I vetmi person qe akuzon Frrokun per vrasjen është dëshmitari i mbrojtur, po ai është i pabesueshëm se është paguar per këtë pune? u shprehen mbrojtësit. Ne fund te seancës gjykata i ka dhënë te drejtën e fjalës te pandehurit, i cili ka kërkuar pafajësi dhe drejtësi. Me pas gjykata u tërhoq per vendim, te cilin do ta shpalle ne datën 3 prill. Seanca u ndoq nga familjaret e te pandehurit, por për here te pare ne këtë proces mungoi vëllai Mark Frroku, i cili ndodhet ne masën arrest shtëpie. Ndërkohë qe prokuroria ka kërkuar dënimin me ?burgim te përjetshëm? për te akuzuarin