http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është shpërthimi në pusin e naftës numër 8, të kompanisë?Bankers Petrolium?, mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Marinzë të Fierit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë kohës kur një nga grupet po punonte për shpimin e një pusi të ri në zonën naftëmbajtëse. Përhapja me force e gazit fare pranë zonave të banuara, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por ka sjellë vetëm dëme materiale. Por ndotja ka ardhur duke u rënduar minute pas minute, duke krijuar një situatë alarmante. Në pak minuta, ujërat nëntokësorë të përzierë me argjilë janë shpërndarë me shpejtësi rreth 200 metra larg pusit, duke hyrë në banesa dhe tokat bujqësore. Me një lartësi rreth 100 metrash, çlirimi i gazrave helmuese ka tmerruar banorët të cilët janë larguar me shpejtësi nga shtëpitë. Policia dhe autoritetet vendore kanë marrë masat, duke bërë evakuimin e banorëve nga zona e rrezikut. Në shkollën e fshatit Marizë, e cila ndodhet farë pranë zonës së shpërthimit dhe ku mësojnë rreth 200 nxënës, mësimi është ndërprerë. Edhe rruga që lidh fshatin me fierin është bllokuar. Me urgjencë kane mbërritur në zonë edhe drejtues vendore e zyrtare te tjerë. Ata kane parë nga afër situatën dramatike të shkaktuar nga kompania Bankers petRolium. Pak orë pas ngjarjes së parë, një tjetër pus me ujë e argjilë, rreth 50 metra larg zonën së ndotur, ka shpërthyer. Fatmirësisht punonjësit kanë ndërhyrë në kohë duke e mbyllur atë brenda 30 minutash. Autoritetet po hetojnë nëse kompania Bankers Petrolium ka respektuar kushtet e sigurisë në punë, pasi edhe në të kaluarën, ankesat ndaj saj nga ana e banorëve kane qenë të shumta.