Bizneset e huaja që kanë investuar në Shqipëri, rritën fort fitimet e transferuara jashtë vitin e kaluar. Sipas shifrave të fundit në bilancin e pagesave, pjesa e debisë në zërin e të ardhurave nga investimet u rrit me 3 herë, nga 81.7 milionë euro që ishte në 2013-ën në 240 milionë një vit më parë.