Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dha dorëheqjen. Didi iu drejtua shefit të Qeverisë, si edhe ministrit të Brendshëm me një kërkesë për dorëheqje të parevokueshme, por lajmi për dorëheqjen doli fillimisht në formë jozyrtare të martën në mëngjes, në orën 10:00 pas komunikimit që Didi iu bëri drejtuesve të Policisë dhe pak minuta më pas konfirmimi erdhi në formë zyrtare së bashku me letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.