Mbledhja e Këshillit të Mandateve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mesdite Mark Frroku ka hyre ne ambientet e kryesisë se kuvendit, e cila për me shume se një vit ka qene ndërtesa ku ai punonte si deputetet i kuvendit; por këtë here për shkak te masës se sigurisë te caktuar nga Gjykata e Larte shoqërohej me forca te shumta policie. Deputeti Frroku ndryshe nga Tom Doshi ka zgjedhur te ulet përballe anëtareve te Këshillit per Rregulloren, Mandatet e Imunitetin për disa minuta ka ndjekur debatin maxhorance - opozite për çështje qe nuk kishin te bënin me te; por qe lidheshin me qenien ne konflikt interesi apo jo te Ilir Metes. Pasi ka përfunduar debate politik, radha i ka ardhur deputetit Frroku për te sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me një vrasje te ndodhur ne vitin 1999 ne belgjikë; per te cilën autoritetet belge kane nxjerre nje urdhër arresti ndërkombëtar. Por debati kryesor ne séance është zhvilluar ne lidhje me momentin kur autoritetet belge kane nxjerre urdhër arrestin e kur kane reaguar autoritetet shqiptare. Pas një séance qe zgjati rreth 90 minuta Frroku është larguar nga mbledhja e Këshillit te Mandateve për t?u kthyer serish ne banesën e tij. Ndërkohë, këshilli, pak pas ikjes se Frrokut, miratoi kërkesën e Prokurorisë, per te cilën do te vendose te enjten seanca.