http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse qeveria mendon ndryshe, kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Brace ka hedhur sërish akuza se firmat që tregtojnë karburant në Shqipëri, kanë mes tyre marrëveshje për të njehsuar çmimin. Këto deklarata Braçe i bëri një muaj pas publikimit të raportit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili konstatoi se ky treg nuk ka situatë oligopol.Erion Braçe:Si ka mundësi që për dy javë të gjithë e bënë çmimin njësoj?Në këtë pikë ka qenë dakord edhe ish-kreu i financave, i cili tha se evazioni më i madh në ekonomi bëhet pikërisht nga këta biznesmenë. Debati për çmimin e naftës i cili nuk reflektoi si duhet rënien që pësoi në tregjet ndërkombëtare bëri që PD të sjellë në parlament këtë amendament, i cili propozon që të kthejë në 7 lekë për litër taksën e qarkullimit nga 27 lekë që është sot. Qeveria e ka të pamundur të bëjë uljen e taksave të karburanteve pasi 1/8 e buxhetit financohet pikërisht nga tatimet që mblidhen në këtë sektor. Efekti në buxhet nga propozimi i partisë demokratike do të ishte 180 milion dollarë, nisëm që nëse do te merrej do të duhej të përgjysmonte buxhetin që kanë financat për investime publike. Ethet e zgjedhjeve vendore dhe përfolja e emrave të mundshëm që do të jenë kandidatë për bashkinë e Tiranës nuk kanë lënë jashtë vëmendjes as zyrtaret që merren me ekonomi. Por në mbrojtje të kandidates së selisë blu si rrallë ndonjëherë ka dalë në mbrojtje vetë kreu i komisionit Braçe. Batutat ndodhën disa minuta pasi kreu i PD-së deklaroi se nuk do të rikandidojë më për bashkinë e Tiranës.