PD: Rama - Meta “kapën” Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është zyrtarizuar, Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se largimi i Didit është bërë vetëm për të fshehur autorët e vërtetë të skandalit, Edi Rama e Saimir Tahiri. Deputeti Edmond Spaho tha se kryeministri ka patur dijeni për kërkesën e Brukselit dhe se e kanë shfrytëzuar atë për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frrokun, për ta përdorur më pas në mbrojtje te Ilir Metës. Më herët ishte deputeti Arben Ristani, i cili ka akuzuar sërish dyshen Rama-Meta se kanë fshehur urdhër-arrestin e dërguar nga Brukseli për Frrokun. Opozita kërkon që kjo çështje të hetohet plotësisht, për të nxjerrë përgjegjësit e tjerë që sipas saj fshihen pas Didit.