Dorëhiqet Artan Didi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak orë pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të Interpolit për rastin e deputetit Mark Frroku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dha dorëheqjen e parevokueshme. Në letrën dërguar kryeministrit dhe ministrit të brendshëm Didi shkruan se vendimi i tij erdhi pas shkeljes së procedurave të specialistëve të Interpolit, të cilët nuk përcollën në kohë kërkesën e autoriteteve belge për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frroku.Modelin e punës qe futa ne institucionin po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë qe t?i ke dhe te asaj pritshmërie qe kane te tjerët për punën e institucionit qe ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore te specialistit te Interpolit dhe te shefit te këtij sektori, shkelje qe i vuri ata para pergjegjesise penale cenoi ne nje fare mase imazhin e Drejtorisë se Përgjithshme te Policisë, ndonëse ishte po ky institucion qe e korrigjoi gabimin.Për këtë arsye Artan Didi dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë së Shtetit.Duke vlerësuar këtë ngjarje si te papranueshme per prestigjin e institucionit te Policisë se Shtetit te cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar qe nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm per te parandaluar nje fakt te tille vendosa te jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit te Përgjithshme te Policisë se Shtetit.Orët e vështira për Artan Didin filluan ne fakt që pas publikimit ne media të shkresave që tregonin se Interpoli kishte kërkuar prangosjen e Frrokut, i akuzuar për vrasje ne belgjikë. Verifikimet ne kohë rekord konkluduan se përgjegjësia ishte e drejtuesve të zyrës së Interpolit ne Tirane. Shefi i kësaj zyre, Artan Bajraktari dhe specialistja Loreta Alla u prangosën mesnatën e së hënës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Dyshohet se ata nuk i kishin përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë kërkesën e Interpolit belg për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës Mark Frroku. Por ende nuk është përcaktuar nëse ish drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi kishte dijeni për shkresën e mbërritur në zyrat e Interpolit, ndërsa hetimi i SHKB pritet të hedhë dritë mbi dyshimet. Pas dorëheqjes së Didit në krye të drejtorisë së përgjithshme u komandua Haki Cako, i cili mbante postin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.