Hapja e dosjeve të komunizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji i propozuar nga qeveria shqiptare për hapjen e dosjeve të komunizmit, mori votat e Komisionit të Ligjeve, i cili në të njëjtën kohë rrëzoi draftin e deputetëve të opozitës dhe të shoqërisë civile, për përfshirjen e lustracionit. Projektligji i propozuar nga Ministri Veliaj parashikon vetëm të drejtën e informimit për ish-funksionarë të diktaturës por pa pasoja për ish figurat komuniste të cilët kryejnë funksione shtetërore. Sipas të djathtëve, ligji për hapjen e dosjeve, nuk mund të jetë vetëm informues por duhet të shoqërohet dhe me largimin nga postet shtetërore në qeveri, gjyqësor e administrate të çdokujt që ka kryer disa funksione gjatë regjimit komunist, përfshirë edhe Sigurimin e Shtetit.