Projekti “I learn”, ndihmë personave që nuk shohin e dëgjojnë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me probleme të dëgjimit dhe të të folurit, shumë njerëz, sidomos të vegjlit, e kanë shumë të vështirë komunikimin e aq më tepër arsimimin e duhur. Por një nismë e qeverisë synon që të zbusë sadopak këtë problem. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito bëri të ditur fillimin e projektit ?I learn?, një nismë që kërkon të lehtësojë shkollimin e kësaj kategorie. Nga 39 mijë persona, të cilët nuk dëgjojnë, 450 do të jenë përfituesit e parë. Projekti parashikon zhvillimin e një programi kompjuterik të specializuar, për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave. Ky program do të përfshijë fjalorin e gjuhës së shenjave,programe, leksione dhe ushtrime të posaçëm për këta nxënës. Projekti ?I learn?  ka gjetur edhe mbështetjen e Ambasadës Italiane, si dhe disa shoqatave..