http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kërkese te Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria ne vitin 2003 i mbylli pasi ishin kthyer ne burim kontrabande, por sot pas 12 vitesh kërkon të zgjeroje konceptin e ?Duty free shop?, ose e thënë ndryshe dyqanet pa taksa ne pikat doganore. Ka disa kërkesa nga ana e biznesit për te hapur te tilla dyqane, por vete qeveria pranon se kjo lloj tregtisë mbart rrezik. Ministria e Financave kërkon t?i hape rruge shtrirjes se këtyre lloj dyqaneve edhe ne pika te tjera doganore, pasi aktualisht funksionojnë vetëm ne aeroportin ?Nënë Tereza?. Qëllimi i dyqaneve pa taksa është te stimuloje eksportin e prodhimit vendas. Por ne vendin tone ne te tilla dyqane produktet shqiptare janë të pakta. Ndaj gjate diskutimeve ne komision opozita, tha se nëpërmjet kësaj praktike do te favorizohen vetëm disa individë. Ky ndryshim ligjor vjen vetëm pak muaj pasi ka hyre ne fuqi Kodi i Ri Doganor, por për zyrtaret e Ministrisë se Financave, ato nuk u reflektuan me pare, pasi nuk kishte kërkesa nga ana e biznesit.