Gjykata e Lartë lë në burg Durim Bamin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durim Bami do te qëndroje ne burg deri sa Prokuroria t?i japë fund hetimeve te nisura kryesisht për vrasjen e supozuar ndaj dy deputeteve Tom Doshi dhe Mehill Fufi. Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Larte këtë te hënë për 36 vjecarin nga Fushe Kruja , i cili është i vetmi qe ndodhet i prangosur për ngjarjen, ku janë te akuzuar edhe dy deputetet Mark Frroku dhe Tom Doshi. Për me shume se 60 minuta pesëshja gjykuese me relator Aleksandër Muskajn, ka marre ne shqyrtim kërkesën e prokuroreve Anand Xholi dhe Altin Binaj, qe kërkuan masën ?arrest me burg? për 36 -vjecarin, si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës Ilir Murati, qe kërkoi fillimisht moskopencen e kësaj gjykate per shqyrtimin e çështjes dhe me pas një mase me te lehte sigurie. Kërkesa këto qe u rrezuan te dyja nga gjykata. Vete i pandehuri e ka ndjekur i qete procesin , por nuk ka pranuar te thotë asnjë fjale para gjyqtareve duke i?a lënë te drejtën e fjalës vetëm avokatit mbrojtës, ndërkohë qe familjare te shumte te tij kane mbushur ambientet e jashtme te gjykatës ne pritje te vendimit. Pasi është tërhequr për vendim, Kolegji Gjykues ka rrezuar te gjitha pretendimet e mbrojtjes duke vendosur te lere ne burg 36 vjeçarin, i cili u përcoll me masa te forta sigurie për ne ambientet e paraburgimit pa pranuar te komentoje vendimin e gjykatës. Kontaktin me mediat e ka shmangur edhe avokati mbrojtës i Bamit, i cili ka zgjedhur një tjetër dalje per te lënë ambientet e gjykatës. Te shtunën po kjo trupe gjyqësore po me relator gjyqtarin Guxim Zenelaj, vendosi masën arrest shtëpie per dy deputete Mark Frroku dhe Tom Doshi, megjithëse edhe mbi ata rendon e njëjta akuze si dhe 36- vjecari Bami.

Free Traffic Exchange