Rama, negociata për kandidatët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte paralajmëruar se kandidaturat e koalicionit qeverisës do te bëheshin publike ne fund te muajit mars, kryeministri Rama ka sot një dite te ngjeshur takimesh me deputetet, për te finalizuar emrat. Pas mbledhjes e grupit parlamentar te PS, Rama takon ne kryeministri grupet e deputeteve sipas qarqeve. Duke filluar nga ora 14, kryeministri prêt ne zyrë përfaqësuesit e qarkut të Elbasanit. Ne vijim do të jenë deputetet e qarqeve të tjera me të cilët lideri i mazhorancës do te diskutojë emrat si dhe zonat e lëna të lira për aleatin kryesor, LSI. Ne orën 19.00 Rama do të zhvillojë takimin më të rëndësishëm, me deputetet e qarkut të Tiranës, për të diskutuar mbi kandidaturën e mazhorancës për bashkinë më të madhe ne vend. Sipas marrëveshjes me LSI, kandidati për Tiranën do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste dhe tashme baza e PS ne kryeqytet ka dhënë pëlqimin e saj PR disa emra si Klosi, Majko apo Albana Dhimitri. Por gjithçka mbetet e hapur dhe fjala e fundit i mbetet kryeministrit Rama. Paralelisht me takimet e shefit te qeveris, edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvillon mbledhje me deputetet për të finalizuar qëndrimin e saj ne zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Çamet kanë qenë të hapur për aleanca, duke shprehur kërkesat e tyre si tek Rama ashtu dhe tek Basha. Por duket se oferta e mazhorances është me tërheqëse, ndaj pas mbledhjes me deputetët, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi pritet të takohet me kryeministrin.