Francë 2016, situata në grupin I - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fitorja ne Elbasan dhe humbja e Serbisë ne Portugali duket se e ka futur skuadrën kuqezi ne nje faze mjaft shpresdhenese për te ëndërruar nje kualifikim te mundshëm ne finalet e evropianit France 2016 edhe pse është ne gjysme te rrugës dhe per me tepër tashme ne me te vështiren. Pas triumfit ndaj një rivali direkt si Armenia dhe po kështu kapitullimi i Serbisë e kane shkëputur Shqipërinë nga këto dy skuadra ne nje diference prej 6 pikesh. Aktualisht skuadra e De Biasit ndodhet ne vendin e trete ne kuote te barabarte pikesh me Danimarkën, ndërsa duket se gjithçka është ne favor te Shqipëri, kjo edhe pas rregullave te reja ku dy ekipe kualifikohen direkt, ndërsa e treta i duhet te përballet ne takimet play off. Ndërkohe grupi I, eliminator tashme kryesohet nga Portugalia qe nga ana e saj mundi Serbinë 2-. Me dy gola te Rikardo Karvaljo dhe Fabio Koentrao luzitanet bene te pavlefshëm supergolin e Nemanja Matic duke u ngjitur ne vend te pare ne kuotën e 9 pikëve. Për Serbinë tashme situata behet tepër e vështire. Edhe ne rast se do t?i fitoje te katërt ndeshjet e fundit ne Danimarke dhe Shqipëri apo kundër Portugalisë dhe Armenisë, është e pamundur te mendohet qe kombëtarja kuqezi te dale pa asnjë pike nga sfidat e saj. Shpresa e fundit për këto dy ekipe jane takimet e radhës ne qershor ku Armenia pret ne shtëpi Portugalinë, ndërsa Serbia udhëton ne Danimarke me Shqipërinë, pushim per sfidat eliminatore. Ndërkohe skuadra qe ka piket e barabarta me Shqipërinë, Danimarka zhvilloi testin miqësor kundër Francës duke u mundur me rezultatin 2-0.