http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar auditorin e ?Aurum? ne Pescara te Italisë per te folur per rendësine qe ka bashkëpunimi mes vendeve te be dhe atyre jo anëtare per te tejkaluar situatën e vështire ku ndodhen vendet tona. Ndërsa ka diskutuar per makro rajonin Adriatiko-Jonian dhe Bashkimin Europian lideri i maxhorances theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal për të përballuar sfidat para së cilës gjendet sot EuropaEdi Rama:Një nga sfidat më të mëdha të politikës evropiane, dhe në të njëjtën kohë një nga sfidat më të rëndësishme të secilit prej vendeve tona është të bindim qytetarët që ?më shumë Europë? dhe ?jo më pak Europë? është mënyra kryesore për të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhemi aktualisht.? Të kërkojmë zgjidhjen jashtë Europës është si të kërkojmë zgjidhjen jashtë historisë. Unë e përsëris se strategjitë makrorajonale duhet të shkojnë në bazën e atyre kombëtare.Kryeministri Rama nuk ka lënë jashtë fjalës se tij edhe KosovënShpresoj që faza aktive e strategjisë makrorajonale Adriatiko-Joniane të realizojë ëndrrën e 4 vendeve anëtarë të Be dhe të 4 vendeve joanëtare. Në periudhë të shpejtë shpresojmë të përfshihen edhe dy vendet Kosova dhe Maqedonia duke e bërë më të plotë kuadrin e bashkëpunimit.Sipas kryeministrit projekti strategjik i makrorajonit Adriatiko-Jonian, është me interes të lartë jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Ballkanin dhe Bashkimin Europian.