Shqipëria kundër Armenisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajneri Giani de Biasi ka tashmë një arsye më shumë për t?u ndjere edhe më shumë kuqezi. Tekniku italian ka marrë nënshtësinë shqiptarë në prag të sfidës me Armeninë këtë të diele në Elbasan Arena. Dekreti iu dorëzua nga vete kreu i shtetit Bujar Nishani në rezidencën e kombëtares kuqezi në Durrës. De Biasi e vlerësoi shumë vendimin e presidentit për t?i dhëne nënshtetësinë shqiptare. Atmosfera festive që përfshiu ambientin kuqezi me këtë rast, ndoshta i bën mirë edhe kombëtares sonë, e cila luan një ndeshje jetike per të ardhmen e saj në eliminatoret e France 2016. Gjë te cilën nuk harron ta vejë në dukje edhe vetë De Biasi. Por nëse De Biasi tashmë e ndjen vetëm më shqiptare se kurrë. Dy shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, Ajeti dhe Aliji nuk do të kenë shansin ta ndjejnë si protagonistë në fushë këtë ndjesi pasi FIFA nuk ka sjelle një OK për aktivizimin e tyre si kuqezi. Duke ia shtuar dhimbjet e kokës De Biasit për mbrojtjen ku mungon dhe Mavraj, ndërsa Curri nuk është në forme optimal. Nga ana tjetër, kundërshtari ynë Armenia, ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Elbasan Arena para sfidës të së dielës. Tekniku zviceran i miqve, Bernard Chaland u mundua të mos e shpreh presionin që rëndon mbi kombëtaren armene në prag të kësaj sfide. ?Ekipin shqiptare e njoh mire sepse e kam ndjekur në takimet që ajo ka zhvilluar me ekipet e tjera. Ne vijmë në këtë përballje vetëm për fitore duke qenë se Shqipëria ka katër pikë dhe ne 1 pikë. Ne nuk e kemi frikë skuadrën shqiptare, edhe pse kam respekt për këtë skuadër, sepse ka element shumë të mirë. Pershembull Cana që luan me Lacion ka një performancë të mirë, por edhe lojtarë të tjerë një pjesë e tyre që kanë luajtur në Zvicër i njoh më mirë?. Kundërshtari i Shqipërisë, Armenia ka tre pike me pak ne renditje dhe ndan vendin e fundit se bashku me Serbinë duke qene se ka marre vetëm një barazim ne këto eliminatore pikërisht ndaj serbeve.

Free Traffic Exchange