Tregu i punës dhe pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet që ka Shqipëria me tregun e punës e bëjnë të domosdoshëm ndërhyrjen e shtetit. Kështu është shprehur Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i cili gjatë forumit për liri ekonomike tha se në Shqipëri ka sektorë të cilët pa ndërhyrjen e shtetit do të falimentonin. Duke shpjeguar reformën e pensioneve Veliaj tha se informaliteti në këtë fushë e bën të domosdoshëm kontrollin dhe futjen e shtetit në këtë sistem. Sipas tij, duhet të jetë qeveria ajo e cila duhet të gjejë mekanizmat që të bëjë qytetarët të paguajnë kontributet. Vetëm 93 mijë persona kanë qenë deri një vit më parë kontribuues të cilët paguanin sigurimet shoqërore, të cilët përbëjnë vetëm 17% të numrit të atyre që sot marrin një pension. Mosdeklarimi i punonjësve i dhe pagesa e pensioneve për të moshuarit arriti t?i kushtonte shtetit çdo vit 400 milion dollarë.