Vlorë, prefektja Hoxha: Jo parkingjeve me pagesë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prefektia e Vlorës Etjona Hoxha ka kundërshtuar dhënien me koncesion per 15 vjet te parkingjeve ne qytetin bregdetar. Zonja Hoxha ka shpjeguar se sekretari i përgjigjëm i prefekturës nuk mund ta firmos vendimin e marrë unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Vlorës, pa u konsultuar me pare me prefektin. Reagimi i prefektes ka ardhur pas kundërshtimeve te qytetareve të cilët janë ankuar se kjo është një kosto shtese per ta. Vendimi për dhënien me koncesion te parkingjeve ne rrugët kryesore te Vlorës u mor larg vëmendjes se medias dhe pa u konsultuar me pare me publikun. Çmimi qe duhet te paguajnë shoferet do te jete 50 leke te rinj ne ore. Dhënia me koncesion prek 23 mijë drejtues automjetesh në qytet. Tenderin e ka fituar një shoqëri shërbimesh me veprimtari në SHBA dhe në Izrael dhe sipas kontratës, ne 2 vitet e para Bashkia Vlore do te marr nga 10 milion leke, ndërsa vitin e trete e në vijim të koncesionit, bashkia do te fitojë edhe 2% te xhiros.

Free Traffic Exchange