http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
KESH do të arrijë të shlyejë brenda muajit prill të gjitha detyrimet që ka ndaj hidrocentraleve të vegjël. ne një intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Energjisë Ilir Bejtja thotë se gjatë 2015-ës korporata ka arritur të paguajë në kohë të gjithë energjinë që u ka marrë privatëve duke dhe po ashtu edhe gjysmat e borxheve të mbartura në vite. Për herë të parë pas shumë vitesh, KESH ka arritur të dalë edhe me fitim, kjo në sajë të shitjes së energjisë. Vlera e përfituar deri tani është 10 milion dollarë vetëm në sajë të eksportit dhe shitjes së energjisë për pjesën e humbjeve kompanisë së shpërndarjes. Në bazë të vendimit që morri Enti Rregullator i Energjisë në muajin shkurt, KESH lejohet që t?ia shesë energjinë edhe OSHEE-së, çka ka bërë që rrjeti energjetik në Shqipëri të arrijë të përfitojë afro 2 milion dollarë. Më parë KESH shiste energjinë jashtë dhe të njëjtat kompani që ia blinin korporatës ia shisnin kompanisë së shpërndarjes por me çmim më të shtrenjtë.