http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej orës dy te mëngjesit akrepat e orës kane shkuar 60 minuta para, qe do te thotë se dita është zgjatur me një ore. Ky fenomen, i njëjte ne pjesën me te madhe te vendeve te Evropës, ndodh çdo vit ditën e diele ne fund te muajit mars. Sa i takon shteteve te tjera ndryshimi do te ndodhe sipas orëve te tyre lokale. Ndryshimi i orës ne Evrope zë fill ne mes te vitieve ?70 si nje përpjekje per te shfrytëzuar me shume dritën e diellit, duke ulur përdorimin e energjisë elektrike. Por lëvizja e orës u be ligj ne vitin 1981 dhe vijon edhe sot te ndiqet dy here ne vit. Ne te dielën e fundit te marsit akrepat shkojnë nje ore para, për t`u rikthyer serish pas ne te njëjtën ore ne te dielën e fundit te muajit tetor. Pas ekuinoksit pranveror, dita tani fillon te zgjatet dhe kulmin e saj e arrin ne vere me 22 qershor, me 15 ore dite dhe vetëm 9 ore nate.