Belgjika: Të arrestohet Frroku - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ndodhur në qeli për çështjen Doshi, deputeti kristian demokrat Mark Frroku do të përballet me një tjetër akuzë, këtë radhe nga përtej kufijve. Autoritetet belge të drejtësisë kërkojnë arrestimin e tij, nën akuzën e vrasjes me paramendim. Urdhri i arrestit ndërkombëtar i është dërguar zyrës së Interpolit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, e cila menjëherë i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ditën e premte. Menjëherë pas kësaj, organi qendror i akuzës i është drejtuar me kërkesë kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Mark Frrokut, i cili, ndonëse pa imunitet, vijon të gëzojë mandatin e deputetit. Ne kërkesën e saj Prokuroria e Përgjithshme sqaron se Deputeti Mark Frroku është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Belgjike, nën akuzën e vrasjes me thikë të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti, në 5 mars te vitit 1999, në një stacion metroje. Për këtë krim u akuzuan 4 persona, mes të cilëve edhe Frroku. Të gjykuar në mungesë, ata u dënuan në 15 janar 2010 nga Gjykata për Krime të Rënda e Brukselit me nga 10 vjet burgim. Por avokatët e apeluan vendimin dhe çështja shkoi në kasacion, e cila vendosi rigjykimin. Gjyqtari ka caktuar si rinisjen e procesit në tetor të këtij viti. Sipas mediave belge që e kanë bërë të ditur këtë histori disa muaj më parë, Mark Frroku njihej në belgjikë me identitetin Besnik Morina, dhe se krimi për të cilin ai akuzohet dyshohet të ketë ndodhur për konflikte kontrollin e rrjetit të prostitucionit. Këtë fakt e pranon edhe vetë prokuroria e përgjithshme. Implikimin e deputetit në këtë histori krimi e ka pranuar edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në urdhër ndalimin e firmosur prej tij për çështjen Doshi. Frroku vetë ka mohuar akuzat, kur ato u bënë të ditura në Shqipëri. Por tashmë deputeti kristian demokrat do të duhet të përballet me drejtësinë belge e cila e ka gjetur atë fajtor, duke e dënuar me burg.

Free Traffic Exchange