BE do dërgojë hetues për përgjimet në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian do të angazhojë task forcën speciale për të asistuar Prokurorinë në Maqedoni per hetimin e skandalit të përgjimeve dhe të ashtuquajturit çështjen ?PUÇ?. Ndonëse nuk është komunikuar zyrtarisht, deklarata është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë i Bashkimi Europian për mediat maqedonase. Ai tha se prokurorë dhe ekspertë të Stif, ose Taskforcës speciale hetimore, do të përfshihen në këto hetime. Aktualisht Stif po operon në Kosovë që nga vitin 2011 ku po zhvillon një hetim penal për akuzat për krime lufte të ngritura në dokumentin e reporterit Dick Marty. Prokuroria e Shkupit kërkoi asistencën ndërkombëtare lidhur me dy proceset: çështjen e përgjimeve, të ngritur nga lideri i LSDM, Zaev dhe rastin ?PUÇ? të ngritur nga Jankullovska. Ata thane se disponojnë logjistiken e duhur per te kryer hetimet lidhur me dy proceset por, kërkojnë asistencën e BE-se per te shuar zërat per manipulim te hetimit.

Free Traffic Exchange