Bami “rrëzon” sërish Doshin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durim Bami mohon te jete kërcënuar ne ambientet e policisë, ashtu siç pretendoi gjate dëshmisë ne Këshillin e Mandateve deputetin Tom Doshi. Gjate marrjes ne pyetje ne ambientet e Prokurorisë se Krimeve te Renda 36 vjeçari nga Fushe Kruja, i cili është personi i trete i akuzuar për kallëzim te rreme ne bashkëpunim me dy deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku, u ka deklaruar prokuroreve se as ai dhe as familja e tij nuk ndihej e kërcënuar. Gjate kësaj te premte Bamit i është komunikuar akuza e re, ajo e kallëzimit dhe dëshmisë se rreme ne bashkëpunim me dy deputet, por njëkohësisht ai ka pare edhe video-përgjimin mes tij dhe deputetit Tom Doshi ku ka dhëne sqarime ne lidhje me disa episode te saj. Mësohet se edhe Bami se bashku me dy deputet do te dërgohet ne Gjykatën e Larte për t?u vlerësuar me masën e re te sigurisë pas ndryshimit te akuzës. Ne te njëjtën kohe, prokuroret se kane sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë qe ndodhen ne Drejtorinë e Policisë se Tiranës. Sekuestrimi është bere pas deklaratave te Tom Doshit, se Durim Bami i ka treguar mbi kërcënimin nga nje personi me maske, per te ndryshuar dëshminë.