http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Infrastruktura dhe kujdesi social janë dy pretimet e parealizuara nga Bashkia e Durrësit. Sipas raportit te MJAFT, nga 55 premtime, Bashkia e Durrësit ka mbajtur vetëm 16. 26 rezultojnë te parealizuara dhe 8 prej tyre jane përmbushur pjesërisht. Ne infrastrukture nga 15 premtime, janë mbajtur vetëm 3, dhe janë realizuar pjesërisht 6 te tjera. Ato çka nuk janë realizuar ende ne ketë sektor janë: rrjeti i korsive për biçikleta, mbyllja e kanaleve te ujerave te zeza, shëtitorja bregdetare, etj. Numri më i lartë i premtimeve të realizuara shkon per sektorin e turizmit, kulturës dhe sportit. Raporti i MJAFT është përqendruar ne 6 sektorët kryesor per qytetin bregdetar, si mjedisi, zhvillimi ekonomik, arsimi, turizmi dhe infrastruktura.