http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka folur per nevojën e nje reforme ne sektorin e bujqësisë ne mënyre qe fermerët te ndërtojnë kapacitete per te thithur investime veçanërisht ato qe vijnë nga Bashkimi Evropian. Gjate nje pritje me fermerët qe kane përfituar nga skema e qeverise per mbështetjen ne kete sektor lideri i mazhorances zgjodhi te veshtroje nga e ardhmja dhe te kërkoje nga ministria dhe fermerët te mësojnë si te aplikojnë per te marre fondet qe vijnë nga unioni. Rama listoi nje sere masash qe qeveria ka marre me uljen e taksave, e cila sipas tij, pritet te sjelle edhe ulje çmimesh per konsumatorët. Vetem gjate këtij viti ka theksuar kryeministri do te lëvrohen 17 milionë dollarë per zhvillimin e këtij sektori.