Kryeministri konservator britanik, David Cameron, ka fituar debatin e parë televiziv me udhëheqësin e opozitës laburiste Ed Miliband. Sondazhet pas debatit tregojnë për një performancë më të mirë nga kryeministri, i cili, sipas një sondazhi të ?The Gurdian/ICM?, fitoi me 54%, krahasuar me 46% për Miliband.