http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi Kuvendi miratoi me shumice votash heqjen e imunitetit per deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku, policia zbatoi urdhër ndalimet e lëshuara nga Prokuroria. Shoqërimet e dy deputetëve u bënë në të njëjtën kohë rreth orës 16 te pasdite. Deputeti Mark Frroku u ndalua në ambientet e biznesit të tij në Kombinat, ndërsa deputeti Tom Doshi në vilën e tij pranë zonës së njohur si Porcelani. Forca te shumta policore hynë ne shtëpinë e Doshit, ku për disa minuta ushtruan kontroll siç edhe kishte kërkuar Prokuroria e Përgjithshme në kërkesën drejtuar Kuvendit. I pranishëm ne shtëpinë e Doshit gjate momentit te ndalimit ishte edhe avokati i tij, Vladimir Meçe ashtu sikurse në biznesin e familjes Frroku mbrojtësi ligjor Genc Gjokutaj. Në të dy kontrollet mësohet se policia nuk ka gjetur sende apo prova të tjera shtesë, të cilat mund të rëndojnë pozitat e deputetëve. Pak para se te dilte nga banesa, Doshi postoi një status ne faqen e tij ne facebook, ku theksonte edhe njëherë se e vërteta do te dale ne shesh ne perballjen ne gjykate, e cila pritet të vendosë mbi ligjshmërinë e ndalimit të deputetëve.